Super Shqipëria mposht Poloninë në ‘finalen’ e kualifikimit
BKT
Sport

Super Shqipëria mposht Poloninë në ‘finalen’ e kualifikimit

F.Bytyqi /RTKLive

(E plotësuar) Kombëtarja shqiptare e ka bërë hapin gjigant në garën për kualifikim në EURO 2024.

Kuqezinjtë mposhtën Poloninë, me rezultat 2-0, të dielën mbrëma në ‘Air Alabania’, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit E për kualifikueset e ‘Gjermani 2024’.

Të besuarit e brazilianit Sylvinho bën paraqitje mjaft të mirë në duel me polakët, sidomos në pjesën e dytë të kësaj supersfidë.

Skuadra kuqezi përmes Jasir Asanit (37’), i cili shënoi një supergol, zhbllokoi lojën duke ndezur atmosferën në ‘Air Albania’.

Edhe polakët në pjesën e parë gjetën golin, por ishte VAR-i që anuloi golin skuadrës mysafire, kështu që skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Shqipërisë prej 1-0.

Lojë joshëse dhe dramatike është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Futbollistët e Shqipërisë të përkrahur fuqishëm nga tifozët e shumtë në ‘Air Albania’, e kontrolluan lojën mjaft mirë në terren duke shënuar edhe golin e dytë.

Ishte sulmuesi kosovar Mirlind Daku (63’) për të cilin ishte ndeshja e dytë me fanellën kuqezi, i sapo futur në lojë përfitojë mjaft mirë brenda zonës së rrezikshme dhe shënon golin e dytë për Kombëtaren shqiptare.

Përfundimisht Shqipëria mposht Poloninë në ‘finalen’ e kualifikimit pasi që tani kuqezinjtë kryesojnë Grupi E me dhjetë pikë të tubuara, dy më shumë së Çekia, derisa Polonia ndodhet në vendin e katërt me gjashtë pikë.

Mirlind Daku shënon gol të bukur për Shqipërinë

(E plotësuar) Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka shënuar gol për ngritur epërsinë e Shqipërisë në 2-0 kundër Polonisë.

Kuqezinjtë dhe polakët po luajnë në ‘Air Albania’ e stërmbushur në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.

Daku (63’), i sapo futur në lojë ia del të shënon një gol të bukur duke dyfishuar avantazhin e Shqipërisë në 2-0.

Kjo është ndeshja e dytë e sulmuesit kosovar në fanellën e Kombëtares shqiptare.

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në epërsi ndaj Polonisë

(E plotësuar) Është mbyllur pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Polonisë, me epërsinë minimal të Kombëtares shqiptare prej 1-0.

Kuqezinjtë dhe polakët po luajnë në ‘Air Albania’ e stërmbushur në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.

Të besuarit e brazilianit Sylvinho golin e avantazhit e gjetën përmes Jasir Asanit (37’), i cili shënoi një supergol duke ndezur atmosferën në ‘Air Albania’.

Edhe polakët në pjesën e parë gjetën golin, por ishte VAR-i që anuloi golin skuadrës mysafire, kështu që skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Shqipërisë prej 1-0.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Asani ‘kall’ ‘Air Albania-n’, Shqipëria në epërsi

(E plotësuar) Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Polonisë.

Është Asani (37’), i cili shënoi një supergol për të kaluar kuqezinjtë në avantazh prej 1-0 dhe duke ndezur atmosferën në ‘Air Albania’.

Kuqezinjtë dhe polakët po luajnë në ‘Air Albania’ e stërmbushur në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.

Starton ndeshja Shqipëri-Poloni, kuqezinjtë kërkojnë fitore

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Polonisë.

Kuqezinjtë dhe polakët po luajnë në ‘Air Albania’ e stërmbushur në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.

Shqipëria në duel me Poloninë hyn pas barazimit kundër Çekisë, dhe në duel me polakët synon fitore në një sfidë të jetë të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për të siguruar një vend që çon në ‘Gjermania 2024’.

Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e dytë me shtatë pikë të tubuara, një më shumë së Polonia, derisa grupin e kryeson Çekia më tetë pikë të tubuara.

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Poloni

Kombëtarja shqiptare në futboll, pas një orë në ‘Air Albania’ do të përballet me Poloninë.

Kuqezinjtë dhe polakët ballafaqohen në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.

Shqipëria në duel me Poloninë hyn pas barazimit kundër Çekisë, dhe në duel me polakët synon fitore në një sfidë të jetë të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për të siguruar një vend që çon në ‘Gjermania 2024’.

Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e dytë me shtatë pikë të tubuara, një më shumë së Polonia, derisa grupin e kryeson Çekia më tetë pikë të tubuara.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, brazilian Sylvinho ka bërë vetëm dy ndryshim në formacionin bazë në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Republikës Çeke, duke futur Mryto Uzunin në vendin e Taulat Seferit dhe zëvendësuar Etrit Berishën me Thomas Strakoshën.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Cikalleshi, Uzuni.

Polonia: Szczesny; Kaminski, Bednarek, Kedziora, Cash; Kiwior, Zielinski, Szymanski, Krychowiak; Bereszynski, Lewandowski.

Ndeshja Shqipëri-Poloni nis në orën 20:45.