Pas tërmetit shkatërrues, Maroku kërkon ndihmë/ Video
Përgatiti: Dardan Ramabaja/RTK
Maroku ka nevojë për ndihmë të menjëhershme pas tërmetit shkatërrues të së premtes që ka lënë të vdekur mbi 2000 persona dhe shumë persona të pagjetur.
Ekipet e shpëtimit në Marok kanë përdorur duart e tyre të zhveshura për të gërmuar për të mbijetuarit, më shumë se 48 orë pasi tërmetit të fuqishëm mori më shumë se 2000 jetë.
Tërmeti i së premtes, më vdekjeprurësi në vend në 60 vjet, goditi poshtë fshatrave në malet e Atlasit të Lartë në jug të Marrakeshit.
Fshatrat pranë epiqendrës janë kthyer në rrënoja dhe shumë vendas po presin dëshpërimisht për ndihmë.
Shumë njerëz kanë kaluar natën e tretë nën qiell të hapur pas tërmetit. Punonjësit e ndihmës po përballen me sfidën për të arritur në fshatrat më të prekura në Atlasin e Lartë, një varg malor i thyer me vendbanime të largëta ku shumë shtëpi u shkatërruan.
Në fshatin Tafeghaghte, 90 nga 200 banorët u konfirmuan të vdekur dhe shumë të tjerë të ende nuk janë gjetur.
Dëmi i bërë në trashëgiminë kulturore të Marokut u bë më i dukshëm pasi mediat lokale raportuan shembjen e një xhamie historikisht të rëndësishme të shekullit të 12-të. Tërmeti dëmtoi gjithashtu pjesë të qytetit të vjetër Marrakech, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Qeveria marokene thotë se deri më tani ka pranuar ndihma nga Britania, Spanja, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Spanja njoftoi se 56 oficerë dhe katër qen nuhatës kanë mbërritur në Marok, ndërsa një ekip i dytë prej 30 personash dhe katër qensh janë rrugës. Britania gjithashtu ka dërguar 60 specialistë të kërkim-shpëtimit dhe katër qen të dielën, me një ekip vlerësimi mjekësor prej katër personash. Katari tha gjithashtu se ekipi i tij i kërkim-shpëtimit u nis për në Marok.
Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu "trishtimin e tij për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin" e shkaktuar nga tërmeti.
Një zyrtar amerikan tha se një ekip i vogël ekspertësh të fatkeqësive të dërguara nga Shtetet e Bashkuara kan shkuar të dielën për të vlerësuar situatën.
Vende të tjera që ofronin ndihmë përfshinin Turqinë, ku tërmetet në shkurt vranë më shumë se 50,000 njerëz. Deri të dielën, skuadra turke ende nuk ishte nisur.























