Federatës së Karatesë së Kosovës i pezullohet licenca
BKT
Sport

Federatës së Karatesë së Kosovës i pezullohet licenca

Uran Krasniqi / RTKLive

Është pezulluar licenca e Federatës së Karatesë së Kosovës. Kjo është bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pas rekomandimit nga Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive.

Deri tek ky vendim është ardhur pas analizimit të mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm nga Federata e Karatesë e Kosovës dhe shqyrtimit të procesverbalit dhe raportit të Kuvendit të Federatës së Karatesë së Kosovës

"Ministri Hajrullah Çeku sot ka aprovuar propozimin e Komisionit Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive për pezullim të licencës së Federatës së Karatesë veprimet e së cilës janë në kunërshtim me Ligjin për Sport, Udhëzimin Administrativ e Statutin e FKK-së", ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. "FKK obligohet që brenda dyzet e pesë ditëve të organizoj përsëritje të Kuvendit të jashtëzakonshëm".

Sipas vendimit, nëse FKK nuk vepron në përputhje me dispozitat ligjore, atëherë Komisioni obligohet t'a bëjë revokimin e licencës.