Sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA
Hanife Osmani|RTK
Al-Kaeda, grupi famëkeq terrorist nën pretendimin islamik shkaktoi tragjedinë më vdekjeprurëse terroriste në historine e tokës Amerikane me 11 shtator të vitit 2001. Komploti mes 19 militantë të lidhur me grupin al-Kaeda në krye me udhëheqësin e organizatës asokohe Osama bin Laden, vodhën 4 avion dhe ndërmorrën sulme kundër qytetit të Nju Jorkut dhe Uashingtonit DC. Rreth 2,750 njerëz u vranë në Nju Jork, 184 në Pentagon dhe 40 në Pensilvani.
19 militantët të ndarë në grupe hipën në katër avionë në tre aeroporte të Bregut Lindor. Në orën 8:46 të mëngjesit, avioni I parë, goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në qytetin e Nju Jorkut. Shumica e vëzhguesve menduanfillimisht se ishte një aksident që përfshin një aeroplan të vogël udhëtarësh. Më pas fluturimi i avioni i dytë goditi kullën jugore 17 minuta më vonë. E në këtë pikë nuk kishte asnjë dyshim se Shtetet e Bashkuara ishin nën sulm. Avioni i tret, pranë Uashingtonit, DC, goditi anën jugperëndimore të Pentagonit në orën 9:37 të mëngjesit.
Disa minuta më vonë avioni i katërt, u rrëzua pranë Shanksville në Pensilvani pasi pasagjerët e tij në të kishin bërë përpjekje për rezistencë dhe kishin sulmuar terroristët brenda, ku në të 19-it kishin mbetur të vdekur pas rrezimeve të qëllimshme kolaterale vetëvrasese.
Të dy ndërtesat të njohura si kullat binjake u shembën. Zjarret në zonën e Qendrës Botërore të Tregtisë u ndezën për më shumë se tre muaj. Në qytetin e Nju Jorkut ishin më shumë se 400 oficerë policie dhe zjarrfikës, të cilët humbën jetën pasi nxituan në vendngjarje dhe në kulla.
Më 14 shtator, Bush vizitoi vendin e ngjarjes ku mijëra kishin humbur jetën. Ai iu drejtua punonjësve të shpëtimit që punonin nën ethe për të gjetur ndonjë të mbijetuar. Kur një nga punëtorët me zë të ulët kishte thënë se nuk mund të dëgjonte se çfarë po thoshte presidenti, Bush bëri një nga veprimet më të paharrueshme të presidencës së tij:
“Unë mund t'ju dëgjoj. Pjesa tjetër e botës ju dëgjon. Dhe njerëzit që rrëzuan këto ndërtesa do të dëgjojnë nga të gjithë ne së shpejti”.
Pas sulmeve të 11 shtatorit, vendet aleate me Shtetet e Bashkuara u mblodhën për mbështetjen e saj. Dëshmitë e mbledhura bindën shumicën e qeverive se al-Kaeda ishte përgjegjëse për sulmet.
Për herë të parë në historinë e saj, Organizata e Alenacës Veriatlantike (NATO) thirri nenin 5, duke i lejuar anëtarët e saj të përgjigjen kolektivisht në vetëmbrojtje, dhe më 7 tetor, forcat ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve filluan një sulm kundër Afganistanit.























