Putin: Rusia do ta ndihmojë Korenë e Veriut në ndërtimin e satelitëve
Bardhyl Bajrami /RTK
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, po qëndron në Rusi ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Rusia do ta ndihmojë Korenë e Veriut në ndërtimin e satelitëve ndërsa ekzistojnë dyshime se liderët do të arrijnë marrëveshje për furnizimin e Rusisë me armatim.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po qëndron në Rusi ku në qytetin Vostochny, në lindjen e largët të Rusisë, është takuar me presidentin rus Vladimir Putin.
Kremlini zyrtar ka publikuar një video të shkurtë ku shihen dy liderët ulur dhe të gatshëm për bisedime.
Presidenti rus, Putin dëgjohet duke i dëshiruar mirëseardhje liderit koreano-verior. Ndërsa lideri Koreano-verior ka thënë të jetë shumë falënderues që po i kushtohet kaq shumë vëmendje kësaj vizite në Rusi.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do t’i ndihmojë Koresë së Veriut të ndërtojë satelit pas dy dështimeve që i pati ky vend gjatë këtij viti.
Ekzistojnë dyshimet se dy liderët mund ta finalizojnë një marrëveshje për furnizimin e Rusisë me armatim nga Korea e Veriut.
Pak para takimit të dy liderëve, Korea e Veriut ka lansuar dy raketa e që besohet se janë lansuar për herë të parë në një kohë kur lideri i vendit ndodhet jashtë shtetit.
Herën e fundit këta liderë ishin takuar në Vladivostok në vitin 2019.























