Rritet numri i viktimave në Libi
BKT
Rajoni dhe Bota

Rritet numri i viktimave në Libi

Luan Qorraj /RTK

Zyrtarët në Libi kanë thënë se numri i viktimave të vërshimeve katastrofike që goditën qytetin Derna ka arritur në 6 mijë përderisa më shumë se 5 mijë persona të tjerë janë ende të pagjetur.

Gjithashtu është bërë e ditur se dhjetëra mijëra familje kanë mbetur të pastrehë si pasojë e vërshimeve përderisa dëmet në infrastrukturë arrijnë miliarda dollarë.

Vërshimet në Derna u shkaktuan nga çarja e dy digave që gjindeshin në afërsinë e qytetit- sipas autoriteteve shtrëngata Derna, e cila goditi këtë pjesë të mesdheut, hedhi aq shumë të reshura në këtë rajon sa që dy digat u qanë nën presionin e krijuar duke liruar më shumë se 30 milion metra kub të ujit të cilat vërshuan qytetin Derna duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar mijëra viktima.

Disa mediume libiane kanë fajësuar mos-mirëmbajtjen e digave për këtë katastrofë por, disa ekspertë të ndërtimtarisë kanë thënë se këto diga, thjeshtë, nuk kanë qenë të dizajnuara për tu përballë ma sasi kaq të mëdha të të reshurave për një kohë të shkurtër.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota