Sulme mbi Kherson, Kievi thotë se ka rrëzuar 17 nga 22 dronë rusë
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulme mbi Kherson, Kievi thotë se ka rrëzuar 17 nga 22 dronë rusë

Hanife Osmani / RTK

Saga e luftimeve në Ukrainë po vazhdon. Sipas të dhënave të fundit, një djalë 6-vjeçar është vrarë nga bombardimet ruse në rajonin e Khersonit, deklaruan nga zyrat e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.

Më tutje Kievi, pretendon se ka rrëzuar 17 nga 22 dronë rusë që sulmonin territorin e tij gjatë natës në jug, qendër dhe veri të vendit. E Moska nga ana tjetër thotë se mbrojtja ajrore ruse pengoi një sulm me dron mbi Krime, si dhe sulme të veçanta në rajonet kufitare.

Forcat ukrainase po përballen me valë të reja sulmesh ruse në qytetet kryesore të vijës së parë në lindje, sipas zëvendësministrit të mbrojtjes të vendit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota