Dhuna në Sudan, të paktën 7.500 të vrarë që nga prilli
Hanife Osmani / RTK
Sërish është ndezur lufta në rajonin e Darfurit në Çad mes forcave qeveritare dhe atyre paramilitare të cilat operojnë në emër të qeverisë së Sudanit. Palët kundërshtare janë duke luftuar me njëri-tjetrin tash e pesë muaj.
Fillimisht luftimet u zhvilluan kryesisht në kryeqytetin Khartoum, por tani dhuna është përhapur në të gjithë vendin. Të paktën 7.500 sudanezë janë vrarë nga dhuna që nga prilli.
Javën e kaluar, një këshilltar special i OKB-së shkroi se ekziston një rrezik i lartë gjenocidi. Ashtu si 20 vjet më parë, paramilitarët arabo-sudanezë po vrasin dhe plaçkitin viktimat sudaneze me origjinë afrikane.
Pikërisht përtej kufirit, në Çad, është ngritur një kamp refugjatësh ku më shumë se një çerek milioni sudanezë kërkojnë strehim tani.
Hatim Abdallah El Fadil një nga refugjatët në kamp ka shpalosur disa nga veçoritë kryesore të cilat po ndodhin brenda.
Ai ndër tjerash deklaroi se një grua këmbëzbathur me fëmijë në krah ka ecur deri në kampin e Chadit. Hatim, tha se është detyruar të largohet nga shtëpia nga sulmet e paramilitarëve të Sudanit.
“Kam parë shumë njerëz të vrarë para nesh. Ata kanë synuar kryesisht komunitetin Masalit në veçanti, por në përgjithësi ata kanë në shënjestër të gjitha komunitetet afrikane me ngjyrë”, thotë ai.
Përdhunim, vrasje, torturim. Ata erdhën për të përfunduar punën.























