Për sulme terroriste, gjykata belg shpallë dënime ndaj 8 të dyshuarve
BKT
Rajoni dhe Bota

Për sulme terroriste, gjykata belg shpallë dënime ndaj 8 të dyshuarve

Bardhyl Bajrami/RTK

Një gjykatë belge, në gjykimin më të madh të mbajtur ndonjëherë në vend, ka shpallur dënimin për tetë të dyshuarit për sulmet në Bruksel në vitin 2016. Ata janë dënuar prej 20 vjet burg e deri me burg të përjetshëm.

Gjashtë të pandehurit, që ishin shpallur fajtor për vrasje dhe tentim vrasje për rolin e tyre në sulmin e dyfishtë në aeroportin e Brukselit dhe sulmin e tretë në metronë e qytetit me 22 mars 2016, janë dënuar me nga 20 vjet burg e deri me burg të përjetshëm.

Në mesin e këtyre të dënuarve ishte edhe Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit ku u vranë 130 njerëz.

Gjykata belge ka konstatuar se dënimi në Francë për të pandehurin Abdeslam me burg të përjetshëm në sulmet e Parisit të vitit 2015 dhe 20 vjet burg për sulmin në Bruksel ishin të mjaftueshme prandaj nuk ka shqiptuar dënim tjetër.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota