Në Francë nis dhënia e një injeksioni të ngjashëm me vaksinën
Bardhyl Bajrami/RTK
Nga e premtja në Francë ka nisur një fushatë për injektimin e një lloj vaksine parandaluese kundër bronkiolitit tek të porsalindurit dhe bebet deri në një vjeç.
Ky injeksion duket sikur një vaksinë dhe jepet sikur vaksinë, por që nuk është e tillë. Ky trajtim është paraparë t’i mbrojë fëmijët kundër sëmundjes, sikurse vaksina, por që është një mjekim parandalues kundër virusit kryesor që është përgjegjës për bronkiolitin.
Zakonisht, kur jepet një vaksinë, ajo mundëson krijimin e antitrupave, por që kjo zakonisht zgjatë disa javë apo tek disa njerëz duhet të jepen disa doza. Me këtë trajtim, antitrupat kundër virusit i jepen fëmijës në mënyrë të drejtpërdrejt. Një dozë e këtij trajtimi me këtë lloj të antitrupave siguron mbrojtje për disa muaj.























