Blinken kërkon nga BE të bëjë presion më të madh mbi Dodikun
BKT
Rajoni dhe Bota

Blinken kërkon nga BE të bëjë presion më të madh mbi Dodikun

M.Sh/RTKlive

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blenken në një konferencë të përbashkët për media që ka mbajtur në Uashington me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, ka kërkuar që BE të bëjë presion mbi aktorët politikë në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilët po e vënë vendin në rrezik, veçanërisht ndaj presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

"Ne folëm se si Bashkimi Evropian mund të bëjë presionin ndaj aktorëve që ekspozojnë rrezik në Bosnjë e Hercegovinë, veçanërisht Dodik, duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme dhe duke forcuar aftësinë e misionit të stabilitetit. Ne e vlerësojmë shumë udhëheqjen e Gjermanisë kur bëhet fjalë për kufizimin e disa flukseve financiare për Dodikun" tha Blinken.

Sekretari amerikan dhe shefja gjermane e punëve të jashtme po ashtu thanë se kanë biseduar edhe për forcimin e forcave të EUFOR-it në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe për Kinën, Tajvanin dhe Ukrainën. Sa i përket kësaj të fundit, Berbock deklaroi se Gjermania do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

E kujtojmë se një ditë më parë, vetë lideri serb i Bonjës, Dodik në kremtimin e Ditës së Bashkimit të Serbisë që u mbajt në Nish, tha se vetëm bashkimi i serbëve në një shtet është rruga e drejt, dhe kërkoi që të gjithë të bashkohen rreth presidentit Aleksander Vuçiq.

“Sot vetëm bashkimi ynë ka sukses. Ka sukses sepse i mërzit ata. Ata gëzohen kur ne nuk jemi të bashkuar. Por më thuaj, a ka një komb të madh në të cilin nuk ka sukses në bazë të unitetit të tyre-nuk ka. Prandaj serbët duhet të jenë të bashkuar, të bashkuar rreth qeverisë, të bashkuar rreth institucioneve, të bashkuar rreth Vuçiqit”, tha Dodik në Nish.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota