Stuhia me erëra 128 km në orë është nisur drejt New England dhe Kanadasë
Flutura Bekqeli / RTK
Një stuhi e kategorisë një që nga mbrëmja e së premtes, Lee pritet të sjellë "kushte uragani" në provincat e Atlantikut të Kanadasë. Miliona në New England dhe pjesë të Kanadasë janë nën paralajmërime për stuhi.
Autoritetet amerikane thanë se Uragani do të jetë "i madh dhe i rrezikshëm".
Stuhia ka mbajtur shpejtësi të erës prej 128 km/h dhe aktualisht është 460 km në jug të Nantucket, Massachusetts, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Lee, e cila ndodhet disa qindra kilometra në veri të Bermudës, me erëra të forta ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë ata ishuj.
Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se Lee do të jetë ende "një ciklon i madh dhe i rrezikshëm" që do të sjellë erëra të forta, shi të dendur dhe përmbytje bregdetare.
Për shkak të përmasave të zgjeruara të stuhisë, njerëzit do t'i ndiejnë ndikimet e saj edhe përtej vendit ku stuhia bie në tokë.
Qendra tha se erërat e krijuara nga Lee mund të prodhojnë "përmbytje të lokalizuara urbane dhe të përrenjve të vegjël", veçanërisht në pjesë të Maine lindor, New Brunswick dhe Nova Scotia perëndimore deri të shtunën. Shteti pret valë të larta deri në 6m dhe erëra me shpejtësi deri në 112km.
Lee pritet të këtë të reshura të mëdha mbi Maine. Pjesë të New Hampshire, Massachusetts dhe Rhode Island do të kenë gjithashtu reshje intensive.
Qendra Kanadeze e Uraganeve ka lëshuar gjithashtu alarm për uragane dhe stuhi tropikale për pjesë të Nova Scotia, New Brunswick dhe Prince Edward Island.























