09:27 / 17.09.2023
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Derna, është rritur në 11 mijë e 300
Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në qytetin bregdetar lindor të Libisë, Derna, është rritur në të paktën 11 mijë e 300, sipas një raporti të OKB-së lëshuar të shtunën.
Ndërkohë kërkimet që po vazhdojnë, mund të nxjerrin edhe më shumë viktima. Të paktën 10 mijë e 100 njerëz mbeten ende të zhdukur.























