Ukraina vazhdon të sulmon caqe brenda Rusisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Ukraina vazhdon të sulmon caqe brenda Rusisë

Luan Qorraj / RTK

Forcat Ukrainase përsëri sulmuan caqe brenda Rusisë me fluturake pa pilot përderisa nga Fronti njoftohet se Ukrainasit kanë shënuar përparime të reja në rrethinat a Bakhmutit.

Ministria Ruse e mbrojtjes ka thënë se gjatë natës së kaluar, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë arritur të rrëzojnë 6 fluturake pa pilot të cilat tentonin të godisnin caqe në gadishullin e Krimesë si dhe dy fluturake tjera pa pilot të cilat duke tentuar të godasin një cak në rajonin e Moskës.

Kievi,nuk ka komentuar rreth këtyre njoftimeve të Moskës por kanë bërë të ditur se si pasojë e sulmeve Ukrainase me fluturake pa pilot është goditur një depo e madhe e naftës në Rusinë Jug-perëndimore.

 Sipas agjencive perëndimore të inteligjencës - Sulmet e pa ndalura në prapavinë ruse me fluturake pa pilot, po vazhdojnë ti krijojnë probleme të mëdha Rusisë, jo vetëm për shkak të dëmeve të cilat po shkaktohen, por edhe për shkak të faktit se po e ndryshojnë ndjenjën e popullatës rreth luftës në Ukrainë pasi që sulmet ditore ndaj objekteve brenda Rusisë po e dëmtojnë moralin e qytetarëve dhe forcave të armatosura ruse.

 Ndërkohë, nga fronti, njoftohet se forcat Ukrainase kanë vazhduar të përparojnë në afërsinë e Bakhmutit duke e përforcuar kontrollin e fshatit Adivka, i cili kontrollohej prej rusëve deri para 48 orëve ,dhe duke vazhduar të përparojnë në veri-lindjen e rajonit.

Sipas zyrtarëve Ukrainas, rajoni i Bakhmuitit, përsëri, është shndërruar në pjesën më aktive të frontit dhe pritët që gjatë ditëve të ardhshme ky rajon do të jetë qendra e luftimeve të ashpra.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota