Protesta në Iran, në njëvjetorin e vrasjes së vajzës Mahsa Amin
BKT
Rajoni dhe Bota

Protesta në Iran, në njëvjetorin e vrasjes së vajzës Mahsa Amin

Luan Qorraj/RTK

Përkundër pranisë së madhe të forcave të sigurisë, protestuesit në pjesët e ndryshme të Iranit dolën në rrugë për të shënuar njëvjetorin e vdekjes së Mahsa Amini.

Më rastin e një vjetorit të vdekjes së Mahsa Amini, gruas së re kurde e cila u sulmua brutalisht nga policia fetare Iraniane  për shkak të parregullsive në veshjen e saj dhe e cila ndërroi jetë nga lëndimet,   ngjarja e cila nxiti protestat më të mëdha qytetare në dekada, grupe të qytetarëve dhe organizatat për të drejtat e njeriut organizuan protesta në pjesët e ndryshme të Iranit.

Sipas raporteve, përkundër pranisë së madhe të forcave të rendnit në rrugë, qindra mijëra iranian dolën në rrugët e qyteteve të tyre për të shënuar njëvjetorin e ngjarjes e cila, sipas shumë analistëve dhe qytetarëve të Iranit, krijoi ndryshime në shoqërinë e Republikës Islamike.

Njëkohësisht është bërë e ditur se autoritetet ndaluan babanë e Mahsa Amin për disa orë dhe se nuk lejuan familjen e saj që të organizon një kujtim për 22 vjeçaren.

Edhe pse pjesa më e madhe e protestave kaluan pa incidente, ka raporte se në qytetin Mahabad, forcat e rendit hapën zjarr drejtë protestuesve duke plagosur së paku dy persona.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota