Rritja e numrit të emigrantëve, Meloni: E ardhmja e Evropës është në rrezik
Hanife Osmani /RTK
Italia ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian pas rritjes së numrit të emigrantëve. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në një konferencë për medie, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se e ardhmja e Evropës është në rrezik pas rritjes se numrit të emigrantëve në ishullin Lampedusa, në Detin Mesdhe.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me kryeministren italiane Giorgina Meloni, kanë vizituar një qendër pritjeje emigrantësh në ishullin italian Lampedusa. Më shumë se 8.000 emigrantë kanë mbërritur në ishull gjatë tre ditëve të fundit.
Kryeministrja Giorgia Meloni tha se Italia po vihet nën presion të paqëndrueshëm dhe, e njëjta, ka kërkuar ndihmë nga BE. Von der Leyen pranoi se kjo çështje është ishte "një sfidë evropiane dhe kërkon një përgjigje evropiane. Leyem lavdëroi njerëzit e Lampedusas për mbështetjen që u kishin dhënë migrantëve.
Ajo u zotua të rrisë mbështetjen për transferimin e emigrantëve nga Lampedusa, si dhe të shtojë përpjekjet kundër kontrabandistëve të njerëzve që mundësonin udhëtime të rrezikshme dhe të paligjshme. Problemi nuk mund të zgjidhej vetëm nga Italia, tha kryeministrja italiane Meloni. Ajo shtoi se kjo situatë po prek "kufijtë, vendet kufitare", por së shpejti do të përfshijë të gjitha shtetet e BE-së.























