Mbërrijnë në Katar pesë të burgosurit amerikanë të mbajtur në Iran
L. Qorraj /RTK
Pesë shtetas amerikanë të cilët kaluan vite në burgjet iraniane, janë liruar pasi që Shtetet e Bashkuara transferuan 6 miliardë dollarë të fondeve të ngrira iraniane drejtë Teheranit. Marrëveshja u përshëndet nga OKB-ja por u kritikua nga republikanët amerikanë të cilët thanë se ajo do të shkaktojë kriza të reja të pengjeve me Iranin.
Administrata e presidentit Joe Bidan ka arritur marrëveshje për lirimin e pesë shtetasve Amerikan të cilët kanë kaluar vite në burgjet iraniane nën akuza për spiunazh apo aktivitete drejtuara kundër Republikës Islamike.
Në këmbim, Shtete e Bashkuara pranuan të transferojnë 6 miliardë dollarë të fondeve të ngrira iraniane në të cilat, për shkak të sanksioneve, Teherani nuk kishte qasje. Sipas raporteve, fondet e liruara vijnë nga shitja e naftës iraniane kompanive koreano-jugore, e cila u bë para se të hynin në fuqi sanksionet.
Gjithashtu është njoftuar se përveç 5 shtetasve amerikanë, 4 burrave dhe një gruaje, të cilët tanimë kanë arritur në Doha të Katarit, marrëveshja parasheh edhe lirimin e 5 shtetasve iranian të cilët gjinden në burgje në SHBA.
Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken tha se fondet e liruara do të mund të përdorën vetëm për "nevoja humanitare" dhe shtoi se lirimi i amerikanëve të brumosur nëpër botë është çështje prioritare e kësaj administrate- ai ceki edhe se, deri me tani, nën udhëheqjen e presidentit Biden, janë liruar 30 amerikan që kanë qenë të burgosur padrejtësisht në pjesët e ndryshme të bores.
Marrëveshja, për të cilën u punua në fshehtësi një kohë të gjatë, u përshëndet nga OKB-ja e cila tha se ky moment jep shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve Washington-TEheran por, u kritikua ashpër nga disa përfaqësues republikan në SHBA të cilët thanë se ajo vetëm do të nxitë marrje tjera të pengjeve nga ana e Iranit dhe përdorimin e tyre për lirimin e fondeve tjera të ngrira iraniane.























