Armëpushim në Nagorno Karabakh
Luan Qorraj / RTK
Pak më shumë se 24 orë pasi që forcat e Azerbejxhanit nisën një ofanzivë të madhe për rimarrjen e kontrollit të rajonit Nagorno-karbakh, forcat separatiste në këtë rajon njoftuan se kanë pranuar armëpushimin i cili, mes tjerash, parasheh ç[armatosjen e plotë të separatistëve në këtë rajon.
Sipas raporteve, rreth 30 persona janë vrarë dhe mbi 200 janë plagosur gjatë operacionit të shpejtë të forcave të Azerbajxhanit të cilat për një kohë të shkurtër rrethuan pika strategjike në Karabakh dhe shkaktuan dëme në sistemet e mbrojtjes ajrore të separatistëve dhe dëmtuan mjete të rënda ushtarake.
Zyrtarët e Azerbajxhanit kanë thënë se pritet që palët së shpejti do të takohen në qytetin Yevlah për të diskutuar rreth çështjeve të riintegrimit të rajonit brenda Azerbajxhanit.
Edhe pse Nagorno Karabakh, zyrtarisht, njihet si pjesë e Azerbajxhanit, që nga 90-tat e hershme ky rajon kontrollohet nga separatistët armen të cilët, deri vonë, kanë pasur përkrahje të madhe nga Armenia.























