Zbehen raportet Ukrainë-Poloni
Flutura Bekqeli / RTK
Që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, Varshava ka qenë një mbështetëse e vendosur e Kievit, por kohët e fundit duket se marrëdhëniet mes dyja vendeve po hasin në vështirësi. Këtë javë erdhi një paralajmërim nga kryeministri i Polonisë për përfundimin e transferimit të armëve derisa mosmarrëveshja filloi për importet e drithërave e që mbetet ende e pazgjidhur.
Polonia shpesh ka udhëhequr në dërgimin e ndihmës dhe pajisjeve ushtarake dhe ka argumentuar me pasion se kjo mbështetje është thelbësore për të mbrojtur vetë Poloninë nga agresioni rus.
Ndryshimi i tonit nga qeveria polake për Ukrainën është befasues. Flitet se si Ukraina duhet të jetë "mirënjohëse" për mbështetjen polake. Këtë javë erdhi një paralajmërim nga kryeministri i Polonisë për përfundimin e transfertave të armëve, ndonëse të tjerët në partinë e tij më pas u përpoqën ta zbusnin atë mesazh.
Por nuk kishte asnjë keqinterpretim të fjalëve të presidentit polak. Andrzej Duda e krahasoi Ukrainën me një burrë të mbytur, i cili rrezikon të tërheqë shpëtuesit e tij me vete. Moska e kapi atë koment me gëzim.
Rënia e mprehtë e marrëdhënieve midis vendeve fqinje filloi me një mosmarrëveshje për importet e drithërave që mbetet e pazgjidhur.
Ukraina duhet të eksportojë të korrat e saj dhe rrugët tokësore tani janë kritike sepse Rusia po sulmon qëllimisht portet si në Detin e Zi ashtu edhe në lumin Danub. Por në një përpjekje për të mbrojtur fermerët e saj, Polonia nuk do të lejojë që drithërat më të lirë ukrainas të hyjnë në tregun e saj të brendshëm, vetëm për të kaluar në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian në tranzit.
Por ndryshimi i tonit të Polonisë nuk po ndodh në mënyrë të izoluar. Hija e "lodhjes së Ukrainës" varet mbi fushatat zgjedhore në Sllovakia si në Shtetet e Bashkuara, një shqetësim serioz për Kievin, i cili ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe të fortë perëndimore ndërsa lufton forcat ruse.
Qeveria polake po thekson se ndihma ndërkombëtare do të vazhdojë të rrjedhë në vijat e frontit të Ukrainës nëpërmjet Rzeszow në lindje, një qendër kritike për gjithçka, nga tanket te plumbat.
Ndërkohë, bisedimet midis Ukrainës dhe Polonisë për mosmarrëveshjen e grurit po vazhdojnë. Duket se ka përpjekje nga të dyja palët për të parandaluar që lufta e fjalëve të përshkallëzohet në një krizë të plotë.























