Kina dhe Siria bien dakord për partneritet strategjik
BKT
Rajoni dhe Bota

Kina dhe Siria bien dakord për partneritet strategjik

ATSH

Kina dhe Siria kanë rënë dakord të krijojnë “Partneritetin Strategjik Kinë-Siri”, në një përpjekje për të përmirësuar lidhjet midis dy vendeve, raportoi sot media shtetërore kineze, duke cituar presidentin Xi Jinping.

Xi u takua sot me presidentin sirian Bashar al-Assad për bisedime dypalëshe në Hangzhou në Kinën lindore, ku do të zhvillohen Lojërat e 19-ta Aziatike.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve “Hsinhua”, Xi tha se miqësia midis dy vendeve është forcuar dhe Kina është e gatshme të vazhdojë të mbështesë Sirinë për të shmangur “ndërhyrjet e jashtme”.

“Republika Popullore gjithashtu do të mbështesë vendin në rindërtimin dhe luftimin e terrorizmit”, njoftoi stacioni televiziv shtetëror CCTV.

Me strategjinë e tij të gjerë të “Rruga e Re e Mëndafshit”, Pekini po mbështet projektet e infrastrukturës në mbarë botën, duke lidhur marrëveshje të shumta me pothuajse të gjitha shtetet arabe.

Kina tani dëshiron të përfshijë Sirinë në nismë, e cila parashikon më shumë importe bujqësore nga Siria.

Vizita e fundit e al-Asadit në Kinë ishte në vitin 2004.

Kina, së bashku me Iranin dhe Rusinë, kanë mbështetur al-Asadin që kur filloi kryengritja kundër sundimit të tij në 2011.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota