08:42 / 23.09.2023
Sulm me raketa në Kremenchuk të Ukrainës, një i vrarë dhe 31 të plagosur
RTKlive
Një sulm me raketa ka ndodhur në Kremenchuk të Ukrainës, ku është vrarë një person dhe dhjetra të tjera janë plagosur.
Sky News raporton se guvernator i rajonit të Poltavas së Ukrainës, Dmytro Lunin ka theksuar se operacionet e kërkim-shpëtimit në Kremenchuk kanë përfunduar.
“Kërkimi ka përfunduar. Si pasojë e sulmit me raketa në Kremenchuk, 31 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë. 16 persona u dërguan në spital dhe një person vdiq”, shkroi ai në Telegram.























