Rrahmani nuk ka të ndalur në Rumani
BKT
Sport

Rrahmani nuk ka të ndalur në Rumani

Uran Krasniqi / RTKLive

Albion Rrahmani sërish e ka gjetur rrjetën në Rumani. Madje ai ka realizuar dy herë në fitoren e skuadrës së Rapid Bucuresti kundër CFR Cluj.

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-1. 

Rrahmani ka pasur rastin që të realizojë edhe golin e tretë, por ai nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë. 

Golin tjetër për Rapidin e ka shënuar Petrila, ndërsa golin e vetëm për Cluj e ka shënuar Deac. 

Për skudrën e Cluj në fushë ishin edhe dy kosovarët e tjerë, Ermal Krasniqi dhe Arlind Ajeti. 

Në tabelën që e kryeson FCSB, Rapid gjendet në pozitën e tretë.