Të paktën 20 të vrarë nga shpërthimi në Nagorno-Karabakh
Flutura Bekqeli / RTK
Një shpërthim në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh të Azerbajxhanit ka vrarë të paktën 20 persona dhe ka plagosur qindra të tjerë, thonë autoritetet lokale armene.
Gati 300 njerëz u pranuan në spitale, me dhjetëra prej tyre "ende në gjendje kritike". Kjo vjen pasi qeveria armene tha se 13,350 refugjatë kaluan në vend nga enklava.
Rajoni i diskutueshëm i Nagorno-Karabakhut është shtëpia e një shumicë prej rreth 120,000 armenësh etnikë.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin të hënën në mbrëmje në qytetin kryesor të Stepanakert. Që nga pushtimi i Nagorno-Karabakhut nga Azerbajxhani javën e kaluar, mijëra njerëz janë larguar nga zona pasi qeveria armene në Jerevan njoftoi planet për të zhvendosur të pastrehët nga luftimet.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka thënë se spastrimi etnik është "në proces" në rajon.
Azerbajxhani ka thënë se dëshiron të riintegrojë armenët etnikë si "qytetarë të barabartë".
Të dërguarit nga Armenia dhe Azerbajxhani do të takohen të martën në Bruksel për bisedimet e mbështetura nga Bashkimi Evropian. Kjo do të jetë hera e parë që mbahen bisedime diplomatike që kur Azerbajxhani pushtoi enklavën javën e kaluar. Të dy palët do të përfaqësohen nga këshilltarët e tyre të sigurisë kombëtare.
Nagorno-Karabakh, një rajon malor në Kaukazin e Jugut, njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë për tri dekada.
Enklava është mbështetur nga Armenia, por edhe nga aleati i tyre, Rusia, e cila ka pasur qindra ushtarë atje për vite me radhë.























