SHBA, është mbajtur debati i dytë i kandidatëve republikanë
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA, është mbajtur debati i dytë i kandidatëve republikanë

Bardhyl Bajrami / RTK

Në SHBA është mbajtur debati i dytë kandidatëve republikanë që i kanë hyrë garës për të fituar nominimin e presidentit të vitit të ardhshëm. Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk ka marrë pjesë, ashtu siç edhe ka paralajmëruar.

Në këtë debat kanë marrë pjesë guvernatori i Floridas dhe kandidati i dytë më popullor i Republikanëve, Ron DeSantis, ndërmarrësi Vivek Ramaswamy, ish-ambasadorja e SHBA-s në OKB - Nikki Haley, ish-guvernatori i New Jerseyt - Chris Christie, ish zv/presidenti Mike Pence, Senatori p Karolinës së jugut - Tim Scott dhe guvernatori i Dakotës së Veriut - Doug Burgum.

Fituesi republikan në zgjedhjet e brendshme që do të garon vitin e ardhshëm kundër tani presidentit amerikan, demokratit Joe Biden, i cili me gjasë do të jetë i përzgjedhuri i demokratëve.

Debati konstruktiv dhe i sjellshëm e ka karakterizuar pjesën e parë, por që vazhdimisht është ashpërsuar, duke bërë që tre moderatorët e këtij debati të humbin kontrollin disa herë.

Ish-presidenti Donald Trump, në shumicën e sondazheve, i prin garës republikane me rreth 40 pikë ndërsa ka kohë që ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë nëpër debate.

Në një sondazh të televizionit komercial CBS realizuar më herët këtë muaj, ish-presidenti Trump prin me një pikë kundrejt presidentit Joe Biden në një ri-përballje eventuale vitin e ardhshëm.

Republikanët do të fillojnë të votojnë për kandidatin e tyre në garën shtet-për-shtet në janar, ndërsa shteti i parë ku do të nisin votimet është Iowa. Kandidati fitues, zyrtarisht do të shpallet në Konventën e Partisë që do të mbahet në Milwaukee në korrik.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota