Një person i armatosur vret tre persona në Roterdam
BBC
Policia holandeze ka arrestuar një person të armatosur që vrau të paktën tre persona në të shtënat e dyfishta në qytetin e Roterdamit.
Policia thotë se sulmuesi një 32 vjeç, hapi zjarr në një shtëpi përpara se ta digjte, më pas sulmoi qendrën mjekësore Erasmus të qytetit të enjten.
Ai ishte student në Universitetin Erasmus, i cili është i lidhur me spitalin. Në të shtënat e para mbetën të vrarë një grua 39-vjeçare dhe vajza e saj 14-vjeçare. Një pedagog 43 vjeç u qëllua për vdekje në spital.
Një roje sigurie që thotë se ishte i pari në vendngjarje tha për BBC se ishte një ditë "tronditëse". "Ishte e tmerrshme, e tmerrshme," tha ai, dukshëm i tronditur dhe duke mos dashur të jepte emrin e tij. Ai tha se personi i armatosur nuk kishte hyrë në qendrën mjekësore nga hyrja kryesore.
Kryeministri holandez Mark Rutte shkroi në një postim në rrjetet sociale: "Mendimet e mia shkojnë për viktimat e dhunës, të dashurit e tyre dhe për të gjithë njerëzit që kanë qenë në frikë të madhe".























