Migrim masiv i armenëve nga Nagorno-Karabakh
BKT
Rajoni dhe Bota

Migrim masiv i armenëve nga Nagorno-Karabakh

D. Ramabaja /RTK

Gjithnjë e më shumë armenë etnikë që po ikin nga rajoni Nagorno-Karabakh po arrijnë në qytetet kufitare armene. Më shumë se gjysma e popullsisë armene e Nagorno-Karabakut ka braktisur shtëpitë e tyre, duke marrë pak me vete.

Një ndjenjë dëshpërimi rri pezull mes të mërguarve pas lajmit për shpërbërjen e republikës së vetëshpallur separatiste të Nagorno-Karabakut duke filluar nga 1 janaru 2024.

Trafiku është i vazhdueshëm përmes Kornidzor, një qytet në kufi me Azerbajxhanin. Rruga, të cilën autoritetet e Azerbajxhanit e kishin bllokuar për më shumë se 10 orë për të parandaluar trafikun e armëve, është rihapur.

Tani mendohet se rreth 70,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, në rajonin e vogël të Nagorno-Karabakh, një zonë pa dalje në det në malet e Kaukazit Jugor. Çdo orë, numri i njerëzve që ikin nga rajoni po rritet edhe më shumë.

Rajoni i diskutueshëm i Nagorno-Karabakut njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por popullsia e tij shumicë ka qenë armene.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota