Qindra migrantë të tjerë kalojnë nga Turqia në Greqi
BKT
Rajoni dhe Bota

Qindra migrantë të tjerë kalojnë nga Turqia në Greqi

ATSH

Numri i migrantëve që kalojnë nga Turqia në ishujt grekë vazhdon të rritet me 1,691 persona të kapur nga forcat greke të sigurisë nga 23 deri më 27 shtator, njoftoi sot Ministria Greke e Migracionit.

Sipas rojes bregdetare, shumica e migrantëve janë burra.

Ata u dërguan në ishujt Lesbos, Samos, Pserimos, Farmakonisi, Leros, Symi dhe Rodos.

Si rezultat i rritjes së ndjeshme të numrit të migrantëve, kapaciteti i pesë kampeve të regjistrimit në ishujt e Lesbos, Kios, Samos, Leros dhe Kos pothuajse është arritur.

Në këto kampe, me një kapacitet total prej 15 190 personash, deri më 27 shtator janë strehuar 14 433 azilkërkues.

Më 1 janar 2023, aty jetonin rreth 4 400 persona.

Situata është përkeqësuar në ishullin e Samos.

Statistikat nga Ministria e Migracionit kane treguar se në qendrën strehimore jetojnë 2 000 migrantë më shumë se sa kapaciteti i kampit, ose 2040.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) tha se numri i migrantëve është rritur këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas UNHCR, 28 679 migrantë kanë mbërritur me rrugë tokësore ose detare nga Turqia në Greqi dhe më pas në Bashkimin Evropian deri më 24 shtator.

Gjatë gjithë vitit të kaluar, kanë hyrë në mënyrë të parregullt rreth 18 700 migrantë.

Oficerët e Gardës Kufitare greke besojnë se numri i rasteve të paraportuara është shumë më i lartë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota