Antony Blinken shfaqet më ndryshe, kësaj radhe luan në kitarë/Video
BKT
Rajoni dhe Bota

Antony Blinken shfaqet më ndryshe, kësaj radhe luan në kitarë/Video

RTKlive

Sekretari amerikan i shtetit ka shpalosur aftësitë e tij në kitarë, gjatë inaugurimit të Iniciativës Globale për Diplomaci Muzikore.

“Nuk desha ta anashkaloj mundësinë e sontme, që të kombinoj muzikën dhe diplomacinë. Ishte kënaqësi që të inauguroj Iniciativën Globale për Diplomaci Muzikore”, ka shkruar në Twitter Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai e ka përshkruar veten si “kitarist amator”. Megjithatë, ai i ka tri këngë të regjistruara në Spotify, nën emrin Ablinken, të quajtura "Lip Service," "Patience" and "Without Ya."


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota