Dy sulme vetëvrasëse në Pakistan
BKT
Foto: Arkiv
Rajoni dhe Bota

Dy sulme vetëvrasëse në Pakistan

Përgatiti: Bardhyl Bajrami

50 të vrarë e më shumë se 50 të lënduar si pasojë e një sulmi vetëvrasës në provincën Baloçistan të Pakistanit, në ditën kur po shënohej ditëlindja e Profetit Muhamed. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë askush.

Të paktën 50 persona janë vrarë e më shumë se aq janë plagosur në provincën e Balochistanit në Pakistan si pasojë e një sulmi vetëvrasës, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një xhamie derisa njerëzit apo besimtarët ishin grumbulluar për të festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.

Përgjegjësinë për këtë shpërthim nuk e ka marrë ende askush ndërsa zyrtarët e kësaj province e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Spitalet lokale në Balochistan ishin të tejngarkuara nga numri i të lënduarve ndërsa autoritetet lokale nëpër rrjetet sociale kanë kërkuar nga qytetarët të dhurojnë gjak.

Duke pasë parasysh faktin që kjo provincë ndodhet në kufi me Afganistanin dhe Iranin, dhe duke qenë provinca më e madhe e Pakistanit, shpesh ka qenë në shënjestër të luftëtarëvetë armatosur përfshirë edhe ata të grupit Tehrik-e Taleban Pakistan apo talebanëve të Pakistanit dhe të të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Ndërkohë, një tjetër shpërthim ka ndodhur në një xhami në afërsi të qytetit Peshawar në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Zëdhënësi i policisë i kësaj province ka thënë se dy sulmues vetëvrasës dhe një automjet i mbushur me eksploziv janë ndaluar nga policia. Njëri nga sulmuesit është neutralizuar tek porta derisa është përpjekur të hyn në xhaminë që ndodhet në kompleksin e policisë në qytezën Hangu.

Numri i viktimave nuk dihet por policia ka thënë se një numër i prsonave mundtë ketë mbetur i ngujuar nën rrënoja pas shembjes së çatisë.

Pakistani, ditëlindjen e profetit Muhamed e shënon në ditën e 12-të të muajit të tretë të kalendarit islam.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota