Përmbyten rrugët e Nju Jorkut
BKT
Rajoni dhe Bota

Përmbyten rrugët e Nju Jorkut

Ardiana Gashi /RTK

Qyteti i Nju Jorkut u përball me një emergjencë përmbytjeje t pasi shiu i dendur dhe përmbytjet e mëdha përfshinë qytetin.

Ishte fundi i stuhisë tropikale ‘Ophelia’, e cila, të premten, kaloi mbi verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit rreth 8.5 milionë njerëz ishin nën paralajmërimin e përmbytjeve në zonën e qytetit të Nju Jorkut.

Shiu rekord pushtoi sistemin e kanalizimeve të Nju Jorkut, duke dërguar një valë të përmbytjeve që rrjedhin nëpër rrugë dhe në bodrume, shkolla, metro dhe automjete në qytetin më të populluar të vendit.

Uji u ngrit shpejt dhe furishëm dhe reaguesit e parë u hodhën në veprim duke nxjerrë njerëzit nga makinat e bllokuara dhe bodrumet e mbushura me ujë.

Që nga viti 1948 nuk ka parë Nju Jorku kaq shumë shi.

Shiu i madh është shkak i ndryshimit të klimës, thonë shkencëtarët, me një atmosferë më të ngrohtë, i cili akumulon avuj uji dhe më pas i kthen ato në vërshime intensive, të cilat lehtë mund të mposhtin mbrojtjet e vjetruara nga përmbytjet.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson, shkak përmbytjet. Në një intervistë me medie ajo u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota