Wolves e befason Cityn
Uran Krasniqi / RTKLive
Wolverhampton Wanderers ka bërë befasinë e javës në Premier League. Ka arritur ta mposhtë kampionin në fuqi, Manchester Cityn.
Ndeshja e zhvilluar në "Molineux Stadium" është mbyllur me rezultat 2-1.
City e ka poseduar topin, por Wolves ka shfrytëzuar rastet e krijuara.
Vendasit kanë kaluar në epërsi me autogolin e Dias në minutën e trembëdhjetë.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë City ka arritur ta gjejë golin e barazimit me Alvarez në minutën e pesëdhjetë e tetë.
Por gëzimi i Cityt ka qenë jetëshkurtër. Pas vetëm tetë minutash Hwang Hee Chan ka kaluar sërish skuadrën vendase në epërsi.
City është munduar të kthehet në lojë, ku Alvarez e Ake kanë pasur disa raste, mirëpo pa mundur ta thyejnë Wolves.
Edhe pas kësaj humbje City mbetet në pozitën e parë me tetëmbëdhjetë pikë, por skuadra e Pep Guardiolas nuk arriti ta realizonte edhe fitoren e shtatë rresht.























