Manchester United zhgënjen sërish, mposhtet nga Crystal Palace
BKT
Sport

Manchester United zhgënjen sërish, mposhtet nga Crystal Palace

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester United ka vazhduar me performancë zhgënjyese në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag është mposhtur të shtunën edhe nga Crystal Palace. Madje humbja ka ndodhur në "Old Trafford".

Crystal Palace ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0. 

Goli është shënuar nga Andersen në minutën e njëzet e pestë. 

United ka kërkuar barazimin, ku Casemiro, Hojlund, Mount e Garnacho kanë rrezikuar, duke pasur edhe raste shënimi, por pa arritur të tregohen konkretë. 

Kjo fitore bën që Crystal Palace ta kalojë në tabelë Unitedin, duke kaluar në vendin e nëntë, ndërsa "Djajtë e Kuq" që gjatë javës së ardhshme ndeshen me Galatasarayn në Champions League, të jenë në vendin e dhjetë. Në pozitën e parë në tabelë gjendet Manchester City me tetëmbëdhjetë pikë.