Ish kryeministri pro-rus fitues i zgjedhjeve në Sllovaki
BKT
Rajoni dhe Bota

Ish kryeministri pro-rus fitues i zgjedhjeve në Sllovaki

Luan Qorraj / RTK

Partia pro-ruse e ish-kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka fituar zgjedhjet parlamentare në vend pasi udhëhoqi fushatën në të cilën premtoi se do të ndalojë ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Sipas zyrtarëve zgjedhor në Sllovaki, partia pro-ruse SMER-SSD , e udhëhequr nga ish-kryeministri Rober Fico ka fituar pjesën më të madhe të votave të hedhura në zgjedhjet parlamentare pasi që garoi me fushatë anti BE dhe gjatë së cilës u premtua ndalimi i ndihmave ushtarake sllovake për Ukrainën.

Sipas zyrtarëve SMER-SSD ka fituar 23 për qind të votave të hedhura përderisa vendi i dytë i takoi partisë centriste, partia progresive, me 17 për qind të votave.

Edhe pse partia fituese ka premtuar ndryshime në politikat evropiane dhe ato që kanë të bëjnë me Ukrainën, shumë vëzhgues dyshojnë se do të ketë ndryshime të mëdha pasi që SMER-SSD do të ketë nevojë për partnerë koalicioni nëse dëshiron të formojë qeveri dhe, deri me tani, asnjë parti tjetër nuk ka treguar përkrahje për qëndrimet e SMER-SSD


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota