Sulm me bombë pranë ndërtesave ministrore në Ankara
Luan Qorraj / RTK
Do të shkojmë tani në Turqi, ku autoritetet e atjeshme kanë thënë se një person ka aktivizuar një mjet shpërthyes para ndërtesës së ministrisë së brendshme në Ankara, duke plagosur dy policë përderisa forcat e rendit kanë neutralizuar sulmuesin e dytë.
Autoritetet turke kanë thënë se dy persona kanë kryer një sulm në kryeqytetin Ankara. Sipas njoftimeve, një sulmues vet-vrasës aktivizoi mjetin shpërthyes që kishte në vete para ndërtesës së ministrisë së brendshme turke duke plagosur dy polic përderisa, sipas raporteve, forcat e rendit identifikuan dhe neutralizuan personin e dytë që ishte i përfshirë në këtë sulm.
Edhe pse deri me tani, zyrtarët nuk dhanë as identitetin as motivet e mundshme të sulmuesve, disa mediume turke kanë thënë se besojnë që prapa sulmit qëndrojnë celulat e mbetura të ISIS kundër të cilave autoritetet Turke kryen disa aksione gjatë muajve të fundit.























