Grupi i lidhur me militantët kurdë pranon kryerjen e sulmin në Ankara
BKT
Rajoni dhe Bota

Grupi i lidhur me militantët kurdë pranon kryerjen e sulmin në Ankara

Hanife Oamani / RTK

Në Ankara të Turqisë sot u plagosën dy oficerë policia në sulmin e një mjet shpërthyes para ndërtesës së ministrisë së brendshme. Grupi i lidhur me militantët kurdë ka pranuar kryerjen e sulmit. E autoritetet e vendit e kanë dënuar fuqishëm aktin terrorist.

Shpërthimi jashtë ministrisë së brendshme të kryeqendrës turke u konsiderua sulm terrorist nga autoritetet zyrtare. Dy sulmuesit me të mbërritur me makinë përpara ministrisë në orën e hershme arritën të plagosnin dy oficerë.

Ministri i mbrojtjes Ali Yerlikaya tha se njëri prej sulmuesve hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë, ndërsa tjetri u neutralizua nga autoritetet e mbrojtjes e që i njëjti u qëllua për vdekje. Një grup i lidhur me militantët kurdë e ka pranuar kryerjen e sulmit.

Yerlikaya para gazetarëve theksoi se të dy oficerët janë jashtë rrezikut për jetë. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, konsiderohet një grup terrorist në Turqi, BE, Britani të Madhe dhe SHBA. Shpërthimi në bulevardin Ataturk ndodhi vetëm disa orë përpara se parlamenti të mblidhej sërish.

E presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në fjalimin e tij në hapjen e parlamentit e përshkroi sulmin si "përpjekja e fundit e terrorizmit". Ai tha se njerëzit që synuan paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk ia arritën qëllimit dhe nuk do ta arrijnë kurrë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota