Spanjë, 13 të vdekur në një klub nate
BKT
Rajoni dhe Bota

Spanjë, 13 të vdekur në një klub nate

Hanife Osmani /RTK

Argëtimi në klube të natës u kthye në tragjedi në Muricias të Spanjës, ku mbetën të paktën 13 viktima nga një shpërthim zjarri. Arsyet që çuan deri të shpërthimi ende mbetën për t`u hetuar thonë autoritetet atje.

Dhjetëra të vdekur nga zjarri, i cili shpërtheu në një klub nate në qytetin e Muricias në Spnajë.

Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.

Shërbimet e urgjencës menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe po bëjnë të pamundurën për gjetjen e 15 personave të tjerë të zhdukur që ndodheshin në lokal në momentin e shpërthimit. Sipas gazetës “La Verdad de Murcia”, një grua 28-vjeçe, e cila nuk është gjetur, i dërgoi një notë zanore nënës së saj kur kishte filluar zjarri, duke thënë: “Mama, të dua, do të vdesim!"

Katër persona po trajtohen në spital për thithjen e tymit dhe një vend sportiv lokal po përdoret për të ofruar këshillim për të prekurit. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu kur klubi ishte ende i zënë. Diego Seral, i policisë kombëtare, tha se dëmtime të konsiderueshme strukturore shkaktuan shembjen e klubit të natës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota