Neto pëlqehet nga Arteta
BKT
Sport

Neto pëlqehet nga Arteta

Uran Krasniqi / RTKLive

Arsenali i ka vënë sytë te sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Pedro Neto.

Sulmuesit e Arsenalit, Gabriel Jesus dhe Eddie Nketiah janë kritikuar së fundmi për paraqitjet nën nivel këtë sezon dhe Mikel Arteta kërkon të shtojë opsionet në funksion të synimit për t'i dhënë fund ecurisë dominuese të Manchester Cityt në Premier League. 

Neto e ka shënuar një gol ka kontribuar në katër gola të bashkëlojtarëve në shtatë paraqitje të Premier League në këtë sezon. 

Sipas "The Mirror", njëzet e tre vjeçari Neto po monitorohet përpara një oferte të mundshme në janar.