Humbin jetën 10 emigrantë kubanë në Meksikë
Hanife Osmani / RTK
Të paktën 10 emigrantë kubanë që ishin fshehur në një kamion mallrash kanë vdekur pasi automjeti u përmbys në një autostradë në shtetin jugor meksikan të Chiapas. Aksidenti ndodhi pranë kufirit të Guatemalës, raportoi AFP duke cituar zyrtarë lokalë të sigurisë.
Të paktën 17 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët lokalë, duke shtuar se një nga viktimat ishte një fëmijë, ndërsa besohet së të gjitha ishin femra.
Sipas Institutit Kombëtar të Migracionit, shoferi i kamionit ka qenë me shpejtësi, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përmbysur, si raportohet të jetë larguar nga vendi i aksidentit.
Aksidenti ndodhi në një pjesë të autostradës përgjatë bregut të Paqësorit, të cilën emigrantët e përdorin shpesh në përpjekje për të arritur në SHBA.























