Parregullsitë e vizave polake, sot afati i fundit që të shpjegohet
Ardiana Gashi / RTK
Parregullsitë e dhënies së vizave nga Polonia referohen me kontrollet në kufirin polako-gjerman, të cilat u futën në lidhje me rritjen e numrit të kalimeve kufitare të paregjistruara dhe të ashtuquajturit `skandal i vizave` në qeverinë polake, lidhur me incidentet e korrupsionit në lëshimin e të vizave evropiane.
Sot është afati i fundit që Polonia të shpjegojë parregullsitë në procedurat e dhënies së vizave përpara Komisionit Evropian.
Sipas zyrës së Prokurorisë Kombëtare për hetimin polak, indikacionet e para për parregullsi në dhënien e vizave arritën në Byronë Qendrore Kundër Korrupsionit në korrik 2022. Dënimet me burgim deri janë deri në 8 vjet.
Skandali i vizave, por edhe rritja e numrit të kalimeve të paregjistruara në rrugët e emigracionit, qoftë përmes Rusisë dhe Bjellorusisë apo asaj ballkanike, kanë bërë që këto ditë të monitorohen më nga afër të gjithë kufijtë polakë.
Tema e migrimit është një nga temat kryesore të fushatës zgjedhore, qasja ndaj çështjes dhe zgjidhjet e propozuara nga politikanët, do të kenë një ndikim të madh në mënyrën se si polakët do të votojnë në më pak se 2 javë.
Së fundmi ministri i brendshëm polak tha se qeveria ka marrë një vendim për rifillimi i një kontrolli të përkohshëm kufitar në kufirin me Sllovakinë. Kontrolli do të vendoset sot në mesnatë.
Dje për këtë situatë sipas ministrit janë informuar ministritë e brendshme të Sllovakisë, Gjermanisë, Austrisë dhe Çekisë dhe se sot ka informuar me shkrim edhe Komisionin Evropian.
Sipas Kodit Shengen, një shtet anëtar i BE-së mund të vendosë kontroll të përkohshëm në një situatë emergjente.























