Kurti ngushëllon Tajlandën pas vrasjes së tre personave në Bangkok
BKT
Foto/ Nga profili i Kurtit në Facebook
Rajoni dhe Bota

Kurti ngushëllon Tajlandën pas vrasjes së tre personave në Bangkok

A.B/ RTKlive

Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok. I dyshuari, 14-vjeçar, është arrestuar. Ai dyshohet se e ka përdorur armën në incident.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar Tajlandën pas të shtënave të sotme në Bangkok.

“Ngushëllime të sinqerta për njerëzit e Tailandës pas të shtënave të tmerrshme të sotme në Bangkok. Mendimet tona janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Republika e Kosovës qëndron përkrah Mbretërisë së Tajlandës në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Kurti në ‘’X’.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota