Hojlund thotë se Unitedit i duhet unitet për ta kaluar krizën
BKT
Sport

Hojlund thotë se Unitedit i duhet unitet për ta kaluar krizën

Uran Krasniqi / RTKLive

Rasmus Hojlund konsideron se vetëm uniteti e nxjerrë skuadrën e Manchester United nga periudha e vështirë në të cilën gjendet tash e sa kohë. 

Skuadra e "Djajve të kuq" ka rezultate të dobëta në Premier League po edhe të martën është mposhtur në Champions League nga Galatasaray ani se ndeshja zhvillohej në "Old Trafford". 
"Për momentin nuk po bëjmë mjaft mirë. Është një periudhë e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe kjo është mënyra e vetme që mund të dalim nga kjo periudhë", ka thënë danezi. 
Hojlund iu bashkua skuadrës së United gjatë verës nga Atalanta.