Në Ukrainë të paktën 50 të vrarë nga një sulm rus
BKT
Rajoni dhe Bota

Në Ukrainë të paktën 50 të vrarë nga një sulm rus

M.M./RTKlive

Të paktën 51 njerëz tani raportohet të kenë vdekur pas një sulmi rus në një fshat afër Kupiansk në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.

Lajmi për një sulm të tillë së pari u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se të paktën 48 persona kishin vdekur, njofojnë mediet e huaja.

Më pas u konfirmua se ishte goditur një kafene në fshatin Hrozë.

Kreu rajonal i Kharkiv-it, Oleg Sinegubov, tha se një djalë gjashtë vjeçar ishte në mesin e të vdekurve, si dhe një vajzë gjashtë vjeçare është plagosur.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota