Rusia nis tërheqjen nga rajoni Karabakut
A.B/RTKlive
Rusia njoftoi sot se ka filluar tërheqjen e paqeruajtësve nga Karabaku, një kontingjent i dërguar në rajon pas konfliktit të vjeshtës së vitit 2020 në rajonin jugor të Kaukazit.
Paqeruajtësit rusë çmontuan postet e përkohshme të vëzhgimit përgjatë ish-linjës së kontaktit në rrethet Askeran (Asgaran ose Khojaly), Aghdara (Martakert) dhe Shusha të Azerbajxhanit, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Në një deklaratë, presidenti rus Vladimir Putin tha se paqeruajtësit rusë në Karabak kanë vetëm një të drejtë, përkatësisht të monitorojnë pajtueshmërinë e palëve me armëpushimin.
Ai tha gjithashtu se kur Armenia këtë verë e njohu Karabakun si territor të Azerbajxhanit, Baku ngriti pyetjen për praninë e mëtejshme të kontingjentit paqeruajtës.























