Së paku 80 të vdekur si pasojë e sulmit në Homs të Sirisë
BKT
Foto/ AA
Rajoni dhe Bota

Së paku 80 të vdekur si pasojë e sulmit në Homs të Sirisë

Luan Qorraj/RTK

Së paku 80 të vrarë dhe mbi 240 të plagosur në një sulm me fluturake pa pilot në Homs të Sirisë.Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Autoritetet në Damask kanë thënë se së paku 80 persona janë vrarë dhe mbi 240 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me fluturake pa pilot që ndodhi në Homs. Sulmi, ndodhi gjatë ceremonisë së diplomimit në një kolegj ushtarak dhe, në mesin e viktimave, ka edhe personel ushtarak edhe civil, përfshirë edhe disa fëmijë. Deri me tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm përderisa autoritetet thanë vetëm se sulmin e organizuan "luftëtarët që përkrahen nga forcat e njohura ndërkombëtare" .

Pak pas sulmit u raportua për granatime të ashpra në Idlib, të cilat duket të kenë pasur për cak rrjetin elektrik dhe kanë lënë një pjesë të provincës pa energji. Gjithashtu ka raporte për dhjetëra viktima të këtyre granatimeve për të cilat besohet se u iniciuan si hakmarrje për sulmin në Homs.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota