11:52 / 09.10.2023
Tërmet i fuqishëm në Afganistan, mbi 2 mijë të vdekur
H.Osmani/RTK
Afganistani u godit nga një tërmet 6.3 ballësh të shtunën. Numri i të vdekurve dyshohet se ka arritur mbi 2 mijë persona.
Zyra e ndihmave të Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka deklaruar se mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit 6.3 shkallë të Rihterit, i cili goditi në veri-perëndim të provincës Heart të Afganistanit të shtunën.
Ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar të ngujuarit dhe për të gjetur të zhdukur ku besohet të jenë mbi 500-sosh. OKB-ja dhe organizatat kanë filluar me furnizime emergjente për banorët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë të paktën 465 shtëpi janë rrafshuar. Fshatarët kanë përdorur lopatat dhe duart e tyre për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënoja.























