Vazhdojnë luftimet mes Izraelit dhe Hamasit
Hanife Osmani / RTK
Mbi 1 mijë e 100 persona janë konfirmuar të vdekur në Izrael dhe Gazë pas sulmit masiv të koordinuar nga militantët e Hamasit, i cili filloi herët të shtunën. Sipas autoriteteve, ky numër pritet të rritet, përderisa sulmet nuk po gjejnë pushim.
Mbi 1100 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Izrael dhe Gaza pas sulmit masiv të koordinuar nga militantët e Hamasit i cili filloi herët të shtunën. Shkalla e shkatërrimit nga sulmi i Hamasit po konsiderohet një Pearl Harbor për Izraelin.
Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet përderisa sulmet ajrore dhe tokësore mes dy palëve në konflikt po vazhdojnë. Gjithashtu, një një numër i madh njerëzish janë plagosur rëndë, nga të dy anët. Në Gaza, sulmet ajrore kanë zhvendosur 123,000 palestinezë dhe afër 74,000 kërkojnë strehim në shkolla, sipas OKB-së.
Çmimet e naftës u rritën të hënën ndërsa investitorët vlerësuan mundësinë e një konflikti të zgjatur në rajonin prodhues të naftës SHBA po e zhvendos aeroplanmbajtësen e saj, USS Gerald R. Ford, më afër Izraelit, ndërsa presidenti Joe Biden premtoi mbështetjen 'të qëndrueshme' të Uashingtonit për Tel Avivin.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajtur të dielën në New York, disa vende tjera proklamuan se qytetarët e tyre janë vrarë ose rrëmbyer nga Hamasi.
Ushtria izraelite ka grumbulluar rreth 110,000 trupa rezervistë që janë aktualisht në Izraelin jugor në përgatitje për luftime të mëtejshme. E në një festival Muzikor në Izrael i cili ishte duke u mbajtur në momentin e fillimit të sulmeve, kanë mbetur të paktën 260 të vrarë. Besohet se rreth 3,000 njerëz morën pjesë në të kur ndodhën shpërthimet gjatë gjithë natës.























