Borrell thërret takim urgjent për Izraelin
BKT
Foto: RTKlive
Rajoni dhe Bota

Borrell thërret takim urgjent për Izraelin

V.Th. RTKlive

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thirrur një takim urgjent të ministrave të Jashtëm të bllokut për të martën.

Sipas tij ky takim do të mbahet për të diskutuar sulmin masiv të Hamasit ndaj Izraelit dhe reagimin e shtetit hebre.

“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të trajtuar situatën në Izrael dhe në rajon”, ka shkruar Borrell në “X”.

Ndryshe, sulmi që zuri botën në befasi, i shënjestruar nga Hamasi për në Tel Aviv, la 1 mijë e 100 persona të vdekur nga të dyja palët. Sipas autoriteteve, ky numër pritet të rritet, përderisa sulmet nuk po gjejnë pushim.

Hap fotografinë


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota