Forcat ukrainase po përparojnë në frontin e luftës
BKT
Rajoni dhe Bota

Forcat ukrainase po përparojnë në frontin e luftës

Luan Qorraj/RTK

Kievi zyrtar ka thënë se ushtria ukrainase po shënon përparime në frontin jugor dhe atë lindor të vendit, megjithatë luftimet e ashpra vazhdojnë pa ndërprerje.

Sipas raportit, forcat ukrainase kanë vazhduar të përparojnë për rreth Bakhmutit si dhe në drejtimin e qytetit Verbove ku është njoftuar edhe për humbje të mëdha të forcave ruse në njerëz dhe teknikë.

Megjithatë luftimet e ashpra po vazhdojnë në gati të gjitha pjesët e frontit dhe forcat ruse kanë vazhduar me granatime të Adiivka-s , Khersonit dhe disa qyteteve tjera të Ukrainës përderisa ka raporte edhe për sulme të reja me raketa balistike dhe fluturake pa pilot.

Edhe pse kundërofensiva ukrainase, e cila filloi para më shumë se katër muajve, nuk po tregon shenja të suksesit të shpejtë, Kievi zyrtar insiston se operacionet po vazhdojnë sipas planit dhe cekin se Rusia, e cila në një pikë kontrolloi gati 40% të territorit të Ukrainës tani mbanë kontrollin e 18% të territorit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota