Paqeruajtësit e OKB-së konfirmojnë sulmet me raketa në veri të Izraelit
atsh
Forcat paqeruajtëse të OKB-së kanë konfirmuar sulmet me raketa nga Libani jugor në veri të Izraelit.
“Rreth orës 5:30 me orën lokale, UNIFIL zbuloi gjuajtje raketash nga jugu i Tirit”, sipas një deklarate të Forcave te Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Libanin e Jugut (UNIFIL).
UNIFIL u bëri thirrje të gjithëve që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në këtë moment kritik.
“Ne vazhdojmë të jemi në kontakt me autoritetet nga të dyja palët…për të shmangur përshkallëzimin e kësaj situate shumë të rrezikshme”, thuhet në deklaratë.
“Në përgjigje të raketave të lëshuara nga Libani në Izrael pak kohë më parë, tanket e IDF-së goditën dy pika vëzhgimi që i përkisnin Hezbollahut”, postoi ushtria izraelite në platformën sociale X, dikur Twitter.
Ushtria tha se është e përgatitur për të gjithë skenarët në të gjitha arenat dhe do të vazhdojë të operojë për të mbrojtur civilët izraelitë.
Më vonë, ajo tha se rreth 15 raketa u lëshuan nga territori libanez dhe se kishte kapur me sukses katër raketa.























