Kabineti franko-gjerman diskuton konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit
BKT
Rajoni dhe Bota

Kabineti franko-gjerman diskuton konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit

atsh

Qeveritë gjermane dhe franceze po punojnë ngushtë me autoritetet izraelite për të qartësuar vendndodhjen e qytetarëve të zhdukur pas sulmit në shkallë të gjerë të Hamasit, thanë udhëheqësit pas një takimi të përbashkët dyditor të kabinetit, në Hamburg.

“Qëllimi është të përcaktohet se sa njerëz janë të përfshirë dhe çfarë mund të bëhet për të siguruar që ata të kthehen në liri”, tha Scholz.

Ai tha se qeveria gjermane po përpiqet të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të siguruar lirinë, jetën dhe shëndetin e këtyre qytetarëve.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet, ai ka mbështetjen tonë për ta bërë”, shtoi Scholz.

Macron siguroi gjithashtu se Franca mbështet operacionet mbrojtëse të Izraelit dhe dënon të gjitha veprimet terroriste në termat më të ashpër.

“Në ditët e ardhshme shpresojmë t’u jepet fund të gjitha sulmeve kundër territorit izraelit, të lirohen pengjet dhe të sqarohet situata”, tha ai.

“Qëllimi është paqja e qëndrueshme në rajon”, shtoi Macron.

Macron dhe Scholz, së bashku me ministrat e tyre, po zhvillojnë një takim dyditor me dyer të mbyllura për të rregulluar lidhjet midis dy fuqive kryesore të Bashkimit Evropian, pas disa mosmarrëveshjeve vitin e kaluar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota